Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

“Qasje taktile” - mundësi për njohjen e artefakteve nëpërmjet prekjes

Prishtinë, 11 dhjetor – Disa prej artefakteve arkeologjike të Muzeut të Kosovës tashmë janë bërë të qasshme edhe për personat me dëmtime në të parë. Nga e hëna ata do t’i kenë në dispozicion këto artefakte nëpërmjet të prekurit. Katalogu “Qasja taktile” do t’ua mundësojë këtë.

Në këtë botim, i lansuar në Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, një numër artefaktesh janë paraqitur në atë mënyrë saqë t’ju dihet forma e madhësia nëpërmjet të të prekurit. Po ashtu, ofrohen edhe të dhëna për periudhat të cilave ju takojnë. Ministria e Kulturës dhe Shoqata e të Verbërve si bashkëpunëtorë në këtë projekt janë shprehur optimiste sa i përket kësaj arritjeje. Sipas të dyja palëve, tashmë edhe një kategori i veçantë gëzon mundësinë e njohjes me artefakte.

(Më shumë, sot në “Kohën Ditore”)