Këshilli i Kosovës për Trashëgimi Kulturore, përfaqësues të Ministrisë së Kulturës e të institucioneve të tjera të kësaj fushe, të hënën kanë diskutuar për procese që kanë ngecur qysh nga paslufta, siç është mbrojtja e përhershme e monumenteve.
Madje, 19 vjet pas luftës, pos mbrojtjes si detyrim ligjor, është diskutuar edhe për procesin se si arrihet deri në këtë nivel, shkruan sot “Koha Ditore”.
Që gjithçka duhet të nisë nga pika zero, sa u përket aseteve që nuk e kanë këtë status, është bërë e ditur edhe nga prezantimi i aplikacionit që duhet të plotësohet nga institucionet e Ministrisë së Kulturës, në mënyrë që KKTK-së t’ia propozojnë monumentet për shpallje nën mbrojtje të përhershme.
KKTK-ja, që është funksionalizuar në korrik të vitit 2015, pos shpalljes nën mbrojtje të përhershme të 23 aseteve në tetor të 2016-s, në këtë aspekt nuk ka treguar ndonjë rezultat, përderisa të hënën ka prezantuar formën e re të aplikacionit në njëfarë forme e tash kërkon mënyrë tjetër të propozimit të monumenteve për mbrojtje të përhershme.
Historiani i artit Fejaz Drançolli, i cili ka punuar në atë që në ish-Jugosllavi quhej Enti Krahinor për Mbrojtjen e Monumenteve, ka thënë se asokohe 426 monumente janë shpallur nën mbrojte të përhershme dhe dokumentet janë të vlefshme... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
Zgjerohet lista, monumentet mbrohen përhershëm vetëm formalisht
-
Mbrojtje të përhershme nga shteti presin edhe 54 monumente
-
Lista e harruar me 23 monumente për 5 vjet, pret propozimet
-
Shteti edhe sivjet dështon në mbrojtjen e përhershme të monumenteve
-
Për një vit shteti s’merr nën mbrojtje të përhershme asnjë monument