Duke nisur nga data një 1 korrik, Asociacioni “Loyola Gymnasium” dhe “Loyola Tranzit”, si iniciativë e ALG-së janë duke zhvilluar kampin veror të quajtur “Fluturat në Tranzit”.
Kampi veror ka mbledhur rreth 100 fëmijë dhe të rinj mes të cilëve nxënës të gjimnazit dhe të shkollës fillore Loyola, nxënës të lagjes Tranzit dhe nxënës të gjimnazit ‘Pjetër Meshkalla’ nga Shkodra.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSë bashku, “Fluturat në Tranzit” e kanë shkruar dhe realizuar shfaqjen ‘Pylli i pashkelur i Ishullit TamTum’të mbikëqyrur nga autorja Fjolla Hoxha.
Qëllimi i projektit Tranzit është që të ndërtohet një marrëdhënie e shëndetshme mes të rinjve Ashkali të lagjes Tranzit dhe nxënësve Shqiptarë të shkollës Loyola.
Nxënësit e gjimnazit Loyola dhe të rinjtë e lagjes Tranzit kanë marrë përgjegjësinë që të përkujdesen për fëmijët dhe familjet e lagjes Tranzit duke ua mundësuar fëmijëve edukimin bazë.
Shumë nxënës nga gjimnazi Loyola, për një vit të tërë kanë punuar si edukatorë në shkollën Loyola e cila njëherësh shërben si çerdhe e fëmijëve të lagjes, duke ua mësuar të vegjëlve abetaren, gjuhën gjermane dhe bazat e matematikës. Njëherësh, gjashtë mësimdhënës të muzikës kanë punuar në krijimin e korit të fëmijëve si dhe përvetësimin e instrumenteve muzikore si klarineti, violina, gitara, flauta, pjano, bateritë si dhe orkestra.
Kampi veror u ka ofruar pjesëmarrësve që të angazhohen në grupin e shkrimit të dramës të udhëhequr nga dramaturgia Fjolla Hoxha, grupin e strukturimit dhe ndërtimit të skenografisë dhe përgatitjen e kostumografisë të udhëhequr nga regjisorja Parlote Muzliaj, grupin e aktrimit të udhëhequr nga aktorja Ftesa Hazrolli, grupin e vallëzimit të udhëhequr nga Benjamin Ibrahimi (Urban Dance), grupin e këndimit, korit dhe orkestrës të udhëhequr nga mësuesit e muzikës në Loyola Tranzit, Berat Tafallari, Uliks Hoxhaj, Marigona Delija, Mërgime Sadiku, Hysen Kafexhiu, grupin e pikturës të udhëhequr nga piktori Rron Qena, grupin menaxhues të shfaqjes të udhëhequr nga Federico Parise si dhe në grupin ‘Forca’ të instrumentistëve të udhëhequr nga violonçelistja e mirënjohur Rina Kaçinari. Mes tjerësh, në kamp kanë marrë pjesë dhe muzikantët profesionalë nga Gjermania Matthias dhe Josy Schmidt
Shfaqja “Pylli i Pashkelur i Ishullit TamTum” e fton publikun në një udhëtim interaktiv drejt Ishullit TamTum, ku të ndarë në mes nga pylli i pashkelur ku mbisundon vullkani Gruza, jetojnë fisi Tam dhe fisi Tum. Publiku ndërhynë në përcaktimin e fatit të Daortës dhe Atlantidit, të rinjve nga dy fiset që për të siguruar se vullkani Gruza nuk do të eksplodojë, duhet të flijohen në pyllin e pashkelur.
“Pylli i pashkelur i ishullit TamTum” do të shfaqet në lagjen Tranzit (Arbanë) në Prizren të premten, me 14.07.2017 në orën 19:30 dhe në sheshin Shatërvan të Prizrenit të shtunën, me 15.07.2017 në orën 19:30.
{gallery}