Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Promovohet libri “Portrete të Skënderbeut gjatë shekujve”

Autori Luan Tashi, ka promovuar sot librin “Portrete të Skënderbeut gjatë shekujve”.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj mori pjesë në promovimin e librit. Haradinaj, duke folur për figurën e Skënderbeut, e quajti atë hero të përmasave të mëdha.

E për librin tha e ka marrë në shtëpi për një vend të veçantë.

“Hero i përmasave më shumë se kombëtare, hero i porosive për të kaluarën, të tashmen e të ardhëm tonë si komb. Librin e kam marrë në shtëpi. Heroi ynë tani vjen në mënyrë vizuale”, tha ai.

Astrit Salihu, profesor i Filozofisë në Universitetin e Prishtinës, tha se për herë të parë është ballafaquar me një simbolikë më të madhe.

"Për herë të parë është dashtë të ballafaqohem me një simbolikë shumë më të madhe sesa ajo që na është përcjellë brez pas brezi, sepse është një figure kombëtare. Ajo çka e kam parë në vepër është sfidë në vete. E pash që unë si shqiptar nuk kam më nevojë askujt në botë me i tregu kush është Skënderbeu, sepse këtë e tregon autori në këtë vepër. Për herë të parë nuk kemi kurrfarë narracioni nacional romantik, për herë të parë flet vet historia përmes imazheve të përmbledhura nga Luan Tashi. Është përmbledhje e faktografisë së pakontestueshme", tha ai.