Nga Sofalia në Kolovicë, nxënësit e mësimdhënësit e gjimnazit “Eqrem Çabej” e ndërruan objektin e mësimit.
Edhe në ambientet e reja, ata u kujdesën që me vete ta kenë simbolin e klasave: portretin e heroit kombëtar, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu.
Profesori i historisë, Enver Sadiku, ka thënë se figura e Skënderbeut ka rëndësi të madhe dhe është mundësi që nxënësit të mësojnë për heronjtë.
Portreti ra në sy edhe te nxënësit kur ata erdhën për t’u regjistruar.
Drejtori i shkollës, Shemsedin Beqiri, ka thënë se portreti i Gjergj Kastriot Skënderbeut është në çdo cep të shkollës: në gjithsej 24 paralele.
Mbajtja e fotografisë së Skënderbeut në shkolla buron nga një rregullore e viteve të 90-a dhe shumë shkolla vazhdojnë ta zbatojnë atë.
-
Pasaporta e Skënderbeut
- Simbolet në shënjestër: agjenda e shkombëtarizimit dhe e zhvendosjes strategjike
-
Tuzi bëhet me shtatoren e Skënderbeut në 112-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë
-
Jehona e botimit të “Skënderbeut” në shqip
-
Qytetarë të shumtë u mblodhën në Prishtinë për të kremtuar ditëlindjen e Skënderbeut