Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Promovohet libri “Bir i atdheut” kushtuar dëshmorit Naser Hajrizi

Shkrimtari Mehmet Hajrizi ka sjellë sot para lexuesve librin "Bir i atdheut", kushtuar jetës dhe veprës së dëshmorit Naser Hajrizi, i cili u vra në demonstratat e prillit të vitit 1981.

Autori i librit tha se vrulli i të rinjve për çështje kombëtare e frymëzoi për ta shkruar këtë libër.

"Këta të rinj hynin ne valët e trazuara dhe formonin shpejt personalitetin e tyre, edukoheshin e kaliteshin, piqeshin para kohe, e kështu i gjeti edhe viti 1981", ka thënë Hajrizi.

Shkrimtari dhe studiuesi Emin Kabashi tha se ky libër është rrëfim autentik për jetën e dëshmorit Hajrizi dhe ngjarjeve të asaj periudhe.

Ndërsa botuesi Bajram Shatri, njëherësh drejtor i shtëpisë botuese "Libri shkollor", tha se askush nuk do të mund ta shkruante më mirë këtë libër se sa Mehmet Hajrizi.

Edhe Kurti kujton veprimtarët Hajrizi, Berisha e Kelmendi në 25-vjetorin e vrasjes së tyre nga forcat serbe Arbëri Kurti kujton veprimtarët Hajrizi, Berisha e Kelmendi në 25-vjetorin e vrasjes së tyre nga forcat serbe

Shkrimtari dhe publicisti Prend Buzhala tha se dëshmori Naser Hajrizi është shembull i një të riu që e donte atdheun.

Promovimi i librit u përcoll edhe me interpretime poezish nga artisti Ardit Gërvalla.