Qytete e fshatra të ndryshme të Kosovës, këto ditë janë bërë nikoqire të këtij grupi që po eksplorojnë gastronominë shqiptare.
Fondacioni “RRNO”, i themeluar në New York nga kuzhinierë të njohur shqiptarë tashmë po zhvillon projektin disamujor “Ekspedita e gastronomisë shqiptare”.
Në kuadër të projektit, në Kosovë dhe vendet e rajonit ka ardhur edhe zëvendës-shefi i restorantit të njohur botëror “Noma”, Fejsal Demiraj, transmeton emisioni Express në KTV.
“Noma” është restorant i kuzhinierit me origjinë shqiptare Rene Rexhepi, që katër herë është shpallur më i miri nga revista “World Best Restaurants”.
Për Demirajn, kjo ekspeditë është mënyra më e mirë për të eksploruar rrënjët shqiptare, pasi që familja e tij ishte larguar për në New York qysh në kohën e komunizmit.
Edhe
Kuzhinieri i famshëm shqiptar jep dorëheqje pas akuzave për dhunë e abuzim
“Tani jam zëvendës-shef në Resteurant Noma, ku jam duke punuar për pesë vjet në Kopenhagë dhe punoj nën mentorimin e shefit tim Rene Rexhepi, i cili është po ashtu, gjysmëshqiptar dhe i cili e mbështet këtë iniciative 100 për qind”, u shpreh Demiraj.
Si një shqiptaro-amerikan, duke qenë pjesë e diasporës, mendoj që është detyra ime numër një si kuzhinier dhe si shqiptar të eksploroj rrënjët e mia dhe të bëj më të mirën që të kuptoj prej nga vij. Dhe mënyra ime për ta bërë këtë është përmes gastronomisë, duke përgatitur ushqim. Për mendimin tim, nuk ka mënyrë më të mirë për të eksploruar kulturën dhe trashëgiminë tënde sesa përmes të gatuarit dhe traditës së bartur nëpër gjenerata. Ky është një faktor që i bashkon të gjithë pa marrë parasysh se cilës kulturë i përkasin. Pra, ushqimi në tryezë dhe biseda aty është një faktor i rëndësishëm për të zbuluar trashëgiminë e dikujt.
Ky rrugëtim në Shqipëri, Kosovë, Maqedoninë Veriore e Malin e Zi, ka ardhur si nevojë për përcaktimin e hartës për studim të mëtejshëm dhe që gastronomia shqiptare të ketë një bazë me të dhënash mbi të cilën mund të zhvillohet tutje.
Kjo fazë kërkimore po shërben për ruajtjen, zhvillimin dhe promovimin e kuzhinës shqiptare në gjithë botën, andaj çdo hap është duke u dokumentuar nga fotografi gjerman Mathias Haupt.
Jam shumë i fasionuar për shkak se këtu shoh ferma të vogla. Duke qenë se jetoj në Gjermani dhe jam mësuar të shoh ferma të mëdha kurse këtu fermat janë shumë të vogla dhe produktet shumë të freskëta. Jam i impresionuar nga mbjellja e luleve dhe erëzave që ju i përdorni. Është më ndryshe.
Edhe
Dhunë e abuzim: Skandalet e ndjekin kuzhinierin e famshëm shqiptar
Antropologu Arsimi Canolli, po i përcjell në çdo hap gjatë qëndrimit të tyre në Kosovë dhe thotë se asnjëherë më parë, nuk ka pasur ndonjë ekspeditë e dokumentim të tillë për traditat kulinare të vjetra, doket e ritet.
Ekspedita do të përmbledhë udhëtimin në 365 fshatra shqiptare ndërsa sonte në menzën “Ramiz Sadiku”, ky fondacion do të organizojë darkën ekskluzive për mbledhjen e fondeve për fëmijët në nevojë.