Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Projektligji për Teatrin, miratohet mes tensionit në Kuvendin e Shqipërisë

Deputetët e opozitës në Shqipëri kanë bllokuar foltoren e Kuvendit ndërkohë që mazhoranca ka votuar për projekt/ligjet e ditës, ku më i rëndësishmi është ai për Teatrin Kombëtar.

Pas një seance maratonë, Kuvendi ka votuar me 75 vota të mazhorancës projektligjin për teatrin. Projektligji kaloi me 75 vota në parim dhe tërësi.

Opozita bllokoi foltoren e Kuvendit, pas thirrjes që bëri kryetari i grupit të PD-së Edmond Spaho. “I bëj thirrje kësaj mazhorance të tërheqë këtë barabarizëm pasi qyteti nuk i ka asnjë kusur që për interesa private të Kryeministrit, pangopësinë e tij të mund të shëmtohet dhe shkatërrohet sikundër do ta bëjë ai. Ne si opozitë nuk do ta lejojmë”, transmeton tch.

Projekt ligji për Teatrin kaloi si nen për nen, ashtu edhe në tërësi, me 75 vota pro, të gjitha nga mazhoranca, ndërsa opozita qëlloi me kartonë kryeministrin Rama dhe la sallën e Kuvendit.

Seanca maratonë në Parlament ka nisur prej mëngjesit të orës 10:00 me protestën e artistëve. Ndërkohë, deputetët e PD-së dhe LSI-së kanë qëndruar në këmbë fillimisht dhe më pas kanë bojkotuar seancën.

Image