Kulturë

Projekti ideor, hapi i radhës për Muzeun e Historisë së Natyrës

Lidhja me natyrën ka shërbyer për fillimin e konceptimit të projektit ideor për Muzeun e Historisë së Natyrës që është shpallur fitues i konkursit të Ministrisë së Kulturës.

Siç është përshkruar në koncept, lidhja me qiellin, me krijuesin, bëhet nëpërmjet galerisë dhe drita depërton në brendinë e hollit, ku edhe zhvillohet ekspozita e përhershme që është edhe sektori më i rëndësishëm i muzeut në të cilin parashihet të ekspozohen mbi 880 eksponate, shkruan sot “Koha Ditore”.

Kompania “Hidroing-DK SHPK” ka dalë fituese e konkursit për hartimin e projektit ideor dhe projektit zbatues të këtij institucioni, që ishte hapur qysh në janar. Vlera e çmimit është 23 mijë e 600 euro. Me vend të dytë është vlerësuar projekti i kompanisë “North-West SHPK & “ALB-Architect”-SHPK.

Image

Gjithsej shtatë oferta i ka vlerësuar juria profesionale e përbërë nga Dukagjin Hasimja, Artan Hoxha, Isuf Krasniqi, Hamdi Kurteshi dhe Engjell Duzhmani. Lokacioni për ndërtimin e këtij objekti është në fshatin Sllatinë, Komuna e Fushë-Kosovës, në kilometrin e 18-të në perëndim të Prishtinës. Ministria e Kulturës paralajmëron se guri themeltar për këtë projekt të vendoset në muajin gusht.

Muzeu qe paralajmëruar fillimisht të ndërtohej në kryeqytet, por MKRS-ja e Komuna e Prishtinës nuk ishin marrë vesh. Për sivjet, për këtë projekt janë ndarë 200 mijë euro. Rreth një milion euro është llogaritur të jetë kostoja e konkretizimit të këtij projekti... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.