Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Profesor Arkitekt Mehdi Rraci – Një jetë kushtuar arsimimit të arkitektëve

Përkujtim

Dje në Prishtinë ndërroi jetë Profesor Arkitekt Mehdi Rraci. Ishte i fundit nga grupi i atyre mëimdhënësve të cilët patën guxim dhe përgjegjësi për hapjen e studimeve të arkitekturës në Universitetin e Prishtinës. Shkollimi i arkitektëve në Kosovë, gjithsesi bartë frymën e përpjekjeve të asaj gjenerate të mësimdhënësve, përkundër kushteve jashtzakonisht të vështira, politike dhe ekonomike e sociale.

Në kafenenë e tij të preferuar në Bregun e Diellit, kishim biseduar për intervistën mbi themelimin e Fakultetit të Arkitekturës si njëri nga aktorët kryesorë në këtë proces në vitet ’70 të shekullit të kaluar. Shkolla Kosovare e Arkitekturës në Librin ‘Modernizmi Kosovar-Një Abetare e Arkitekturës’, nuk mund të kishte ngjyrimin e duhur pa tregimin unik të profesorit Mehdi Rraci. U morrëm vesh që intervisten ta bënim më 24 Nëntor 2015. Më priti së bashku me zonjën Nagihane në shtëpinë tij në Çagllavicë aty ku kaloi vitet e fundit të jetës së tij. Më tha se këtu është më qetë se në qytet. Bisedën e atij fund Nëntori me profesorin, të regjistruar në telefon, do ta ruaj gjithëmonë si testament professional të një njeriu, arkitekt dhe patriot, i përkushtuar thellë për përparimin e arsimit universitar në Kosovë.

Mehdi Rraci u lind ne vitin 1942 ne Gjakove. Kishte mbaruar klasen e I dhe II të shkollës normale në Gjakovë, por meqë e dinte se vetëm nëse e kryen gjimnazin mund të vazhdonte studimet, i nënshtrohet 6 provimeve plotësuese për të kaluar në gjimnaz. Mbas matures kishte punuar si arsimtar në Gjakovë. Ne vitin shkjollor 1961/1962 regjistrohet në Fakultetin e Arkitekturës në Shkup ku mbaron studimet ne vitin 1967.

Arkitektura tradicionale te Gjakoves kishte pasur ndikim të madh në formimin e tij si arkitekt gjatë studimeve dhe më vonë në punën profesionale. Gjatë studimeve, kishte bashkëpunuar me profesorët e fakultetit në projekte të ndryshme.

Edhe Akademik Emin Riza – guri peshërëndë i studimit të trashëgimisë kulturore Kulturë Akademik Emin Riza – guri peshërëndë i studimit të trashëgimisë kulturore

Si absolvent, së bashku me kolegun Rafet Kocbashliun, kishin bashkëpunuar me profesorin Zhika Popovski në projektin fitues të konkursit arkitektonik-urbanistik për qendren tregëtare të Shkupit.

Mbas studimeve ishte punësuar ne Kuvendin e Komunës ne Gjakovë si kryeshef i Urbanizmit ku një kohë punoi së bashku me Profesor Skender Hasimen i cili së shpejti largohet nga Gjakova për të punuar si mësimdhënës në Fakultetin Teknik të Prishtinës, kështu që Mehdiu kishte ngelë i vetëm në Urbanizëm deri në vitin 1970 si i rregulltë, por si bashkëpunëtor, kishte punuar gjatë viteve 70-80. Ka qenë pjesëmarrës në hartimin e disa planeve urbanistike në Gjakovë si Blloku i Ri e plane të pjesëve të lagjeve të tjera të cilat ishin hartuar në drejtorinë e Urbanzimit.

Në këtë periudhë, si eksperiencë shumë të rëndësishme e konsideronte pjesëmarrjen në organizmin e Konkursit urbanistik për zgjidhejn e qendrës së re në Gjakovë 1972-1973, të cilën e kishte fituar Instituti i Arkitekturës dhe Urbanizmit nga Sarajeva.

Pas shërbimit ushtarak, në vitin 1970, ishte pranuar si asistent në lëndën Godinari në seksioni i Ndërtimtarisë në Fakultetin Teknik të Universitetit të Prishtinës.

Megjithëse në vitin 1972 ishte pranuar si asistent në lëndën Bazat e Projektimit në Fakultetin e Arkitekturës në Shkup te profesori Ljube Najdanov, mbas këshillës së prindërve, kishte hequr dorë, dhe kishte vendosur të mbetet në Kosovë.

Që në vitin 1976 kishin nisur idenë për themelimin e studimeve të arkitekturës në Universitetin e Prishtinës. Përpjekjet ishin kurorëzuar në vitin 1978. Paraprakisht ishte emëruar Kryetar i Këshillit nismëtar për themelimin e Seksionit të Arkitekturës në kuadër të Fakultetit Teknik. Me hapjen e Seksionit të Arkitekturës në Fakultetin Teknik, Mejdi Rraci zgjedhet ligjërues i Konstruksioneve Arkitektonike 1 dhe 2.

“… ‘Themelimi i Seksionit të Arkitekturës e ka zanafillën nga vitin 1976, kur Profesor Nexhat Orana, atëherë Dekan i Fakultetit Teknik të Universitetit të Prishtinës, me propozimin tim, kishte marrë vendim që të nisë procesin e themelimit të studimeve të arkitekturës. Për këtë punë kishim qenë të angazhuar une dhe kolegët Bashkim Fehmiu, Skender Hasimja, Suade Mekuli dhe Momir Vuçiq. E kishim hartuar propozimin për Kuvendin e Kosovës të cilin në maj të vitit 1978 ia kishim dërguar Xhavit Nimanit, atëherë Kryetar i Kryesisë së Kosovës, i cili pas shpjegimeve tona, më 17 Tetor 1978, kërkoi nga Komisioni për Arsim ta përgatisë vendimin për Kuvend, kurse Kuvendi e ka aprovuar më 25 tetor të po të njëjtit vit. Oponenca nga serbët ka qenë e madhe sa ajo ka përfshirë edhe Fakultetin e Arkitekturës në Beograd, pasi që Arkitektura dhe Urbanzimi janë konsideruar profesione me karakter shtet-formues dhe sipas tyre vetëm republikat kanë pasur të drejtë të kenë fakultet të Arkitekturës. Psh. Dushko Ristic, atëherë Kryetar i Kuvendit, nuk kishte dashur ta nënshkruajë vendimin e Kuvendit për themelimin e Seksionit të Arkitekturës.

Edhe Në moshën 81-vjeçare vdiq akademiku Nexhat Daci, kryekuvendari i parë në Kosovën e pasluftës Arbëri Në moshën 81-vjeçare vdiq akademiku Nexhat Daci, kryekuvendari i parë në Kosovën e pasluftës

Universiteti më herët në Shtator e kishte shpallur konkursin dhe 150 studentë ishin pranuar që më heret në dy gjuhët e studimit: Shqip dhe Serbokroatisht.

Vitin e parë ishim ballafaquar me vështirësitë të mëdha në angazhimin e profesorëve vizitorë nga Universitetet e ish RSFJ. Universiteti i Beogradit nuk kishte pranuar të sigurojë kuadrin për fillimin e mësimit në semestrin e parë në vitin 1978. Vetëm një mësimdhënës kishte ardhur të punojë, bile pa leje nga fakulteti amë.

Me përpjekje të mëdha në vitin 1979 kishim arrijtur të negociojmë angazhimin e Fakultetit të Urbanizmit dhe Arkitekturës nga Universiteti i Sarajevës dhe Universiteti i Shkupit. Angazhimi i mësimdhënsve nga Sarajeva është komentuar nga profesorët serbë të UP si qëllim i sjelljes e profesorëve musliman nga Sarajeva, por mbas nënshkrimit të kontratës ka rezultuar se shumica e stafit të involvuar nga Fakulteti i Sarajevës kanë qenë profesorë serbë, të cilët në fakt kanë pasur reputacion të lartë në ish Jugosllavi sic është psh Zhivorad Jankovic…”

Mehdi Rraci ka qenë ligjërues i Konstruksioneve që nga hapja e seksionit të Arkitekturës në vitin 1978 e deri në pensionimin e tij, në vitin 2007. Së bashku me profesoreshën Suade Mekuli, duke i ndërru herë pas herë rolet udhëheëse në seksionin e Arkitekturës, në dhjetë vitet e para kishin arrijtur të krijojnë bërthamën e mësimdhënësve të parë shqiptarë të cilët më vonë do të avansoheshin në ligjërues dhe më vonë në profesorë. Si mësimdhënës të Konstruksioneve Arkitektonike, me eksperiencën e tyre, profesor Rraci dhe profesoresha Mekuli së bashku me kolegët e tyre më të rinj të involvuar në procesin mësimor direkt nga praktika e ndërtimeve kapitale të Krahinës së Kosovës në vitet 70 dhe 80, kishin mundësuar që ajo experience të bartet tek studentët e gjeneratave të para.

E kishte përjetuar rëndë bashkimin e seksionit të Arkitekturës me Ndërtimtarinë në vitin 1988 dhe gjatë tërë kohës ka qenë kritik i këtij ‘surrgati’ i cili e kishte frenuar përparimin e studimeve të arkitekturës. Ka qenë përkrhës i madh për shkollimn dhe avansimin e kaudrit mësimor të fakultetit dhe vazhdimist nxitës për themelimin e fakultetit të Arkitekturës. Gajtë intervistës më kishte thënë: “… E pata takuar Florinën në parkingun e fakultetit dhe kur më tregoi se ka dokrotuar, e përqafova fort sikur që e përqafoj Norën...” Pastaj u ndal pak. “…Kam frikë se do të shkoj pa e përjetuar themelimin e Fakultetit të Arkitekturës, sepse gjatë tërë jetës e kam pasur ideal…”. Mirëpo, për fat të mirë, historia ndodhi! Në Dhjetor të vitit 2018 Fakulteti i Ndërtimatarisë dhe Arkitekturës i ndau mirënjohjen për vepër jetësore me rastin e 40 vjetorit të Studimeve të Arkitekturës, ndërkaq më 1 Tetor të vitit 2019, megjithëse i lodhur nga sëmundja, morri pjesë në Mbledhjen themeluese të Fakultetit të Arkitekturës në Universitetin e Prishtinës. Themelimin e fakultetit e përjetoi me plot emocion dhe lot në sy sepse qëllimi i tij që nga dita e parë në Universitet u plotësua.

…Në Korridorin e nënkulmit, ishim mledhur dhe prisnim rezultatin e provimit në Kosntruksione Arkitektonike 1. Ishte afati i parë i Shtatorit, viti shkollor 1981/82. Profesori doli nga Kobineti i tij me një tufë indeksa në dorë. Ishte orë e vonë mbas dite, gati mbramje. I lodhur, me siguri nga puna dhe obligimet në organizmin e mësimit para fillimit të vitit të ri shkollor, filloi t’i shpërndante indeksat duke e thirrë emrin dhe komunikuar rezultatin secilit. Mua ma thirri emrin të fundit. Dhjetë e ke, ma dorëzoi indeksin dhe më uroi sukses duke ma shtërnguar dorën.

Me 24 nëntor 2015, ma rikujtoi këtë ditë dhe me tha se ende e ruan atë provim. Ndjeva një krenari dhe një kënaqësi që kam pasur fatin të mësoj e më vonë të bashkëpunoj me një profesor si Mehdi Rraci.

Edhe Vdiq profesori Fikret Ahmedi Arbëri Vdiq profesori Fikret Ahmedi

Pusho në paqe Profesor Mehdi. Ju pastë dritë shpirti deri në amshim!

(Autori ështe arkitekt)