Në lidhje me ndalimin e shfaqjes në Podgoricë të filmit “Lejleku” të Isa Qosjes bashkëproducenti malazias i filmit, Ivan Gjuroviq, në një deklaratë për KOHËN, ka thënë se fajin për këtë e kanë shteti dhe shoqëria, meqë gjithnjë janë ushqyer me “mite të rreme”. Ka kujtuar se “Lejleku” para së gjithash është një film i shkëlqyeshëm i cili edhe në Mal të Zi është pritur mahnitshëm nga publiku e kritika, një vepër që flet për gratë pa të drejta, migrimet e për fshatrat që shuhen.
“Shfaqja u ndërpre sepse disave u pengon gjuha. Por ata nuk janë fajtorë. Fajtorë janë shteti dhe shoqëria që kurrë nuk ndërtuan një kornizë qytetare, por lejuan që të ringjallen mitet e rreme, nacionalizmi dhe ndasitë. E gjithë kjo me një qëllim: të fshihen krimi dhe korrupsioni. Prandaj unë nuk i gjykoj ata njerëz, por i ftoj ta shikojnë filmin. Nëse i provokon aq më mirë. Sepse provokimi është thelbi i artit.”, ka thënë ai në një përgjigje për KOHËN. Ka thënë se ka gabuar në një rast.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Në një moment kam qenë optimist dhe kam besuar se kjo çmenduri nacionaliste e zgjuar do të marrë fund. Në qershor madje u nënshkrua një marrëveshje mes partisë më të fortë shqiptare tek ne dhe partisë proserbe klerofashiste dhe më është dukur se ky mund të ishte themeli i pajtimit të malazezëve dhe serbëve, ashtu edhe i të gjitha pajtimeve të tjera. Por që atëherë gjithçka vetëm është intensifikuar. Nga ngritja e një monumenti për kriminelin dhe xhelatin e Luftës së Dytë Botërore e deri te provokimet e reja, të vazhdueshme, që na ndajnë edhe më thellë”, ka shtuar ai. Gjuroviqi ka thënë se tash mbetet një pyetje thelbësore. “Në një vend ku na shkatërrojnë korrupsioni dhe hajnia a do të na provokojë filmi dhe gjuha që është edhe gjuhë zyrtare në Mal të Zi?”, ka pyetur ai.
Kur e ka përshkruar filmin ka thënë se “Isa Qosja i rrëfen ato fate me hidhërim të ëmbël, në gjuhën e tij – e vetmja me të cilën ky rrëfim mund të marrë frymë”. “Ky nuk është një film për çështje kombëtare, por për çështje njerëzore, universale – prandaj u mbështet nga ‘Eurimages’ dhe nga katër dhe katër vende e për të punuan autorë të njohur botërisht”, ka thënë ai.