Princesha Elia Zaharia Zogu do të promovojë librin e saj “Trëndafili i bardhë” edhe në Prizren.
Ngjarja për përrallen që i dedikohet Mbretëreshës Geraldinë do të mbahet në librarinë “Altera” të enjten e 26 dhjetorit; me fillim prej orës 18:00.
Nëpërmjet përrallës “Trëndafili i bardhë” autorja rrëfen kohën e artë të fëmijërisë së Geraldinës, vështirësitë në jetën e saj, pasionin për lulet e trëndafilat e bardhë, njohjen me mbretin Zog të shqiptarëve, ardhjen e saj në Shqipëri, martesën, e deri te lindja e princit Lekë.
Vet autorja e librit në një video ka ftuar qytetarët e Prizrenit që të bëhen pjesë e këtij promovimi dhe shpreson se do të kënaqen së bashku.
“Miq që jetoni në Prizren! Të gjithë ju që më keni shkruar nga ky qytet plot traditë, kulturë e histori, këtë të enjte datë 26 dhjetor ora 18:00 ju pres në librarinë ‘Altera’ për t’ju takuar më në fund dhe për t’ju prezantuar me përrallën time Trëndafili i bardhë! Mos mungoni”, tha ajo.
Agjencia e lajmeve “KosovaPress” është sponsor i këtij eventi kulturor, që do të mbahet në Prizren.
-
Princesha Elia Zaharia Zogu promovoi librin “Trëndafili i Bardhë” në Prizren
-
Princesha Elia Zaharia-Zogu përmbledh jetën e mbretëreshës në librin “Trëndafili i bardhë”
-
Përralla e princeshës për Mbretëreshën Geraldinë
-
Elia Zaharia sjell librin “Perla dhe dreri i artë” në Prishtinë
-
“Perla dhe dreri i artë” me magjinë e lirisë që nuk blihet, sonte në “Express”