Dokumentari “Press Release” do të vijë në transmetim premierë të hënën në KTV. Në 10 minuta, regjisorja Anisa Xhomaqi nga Shqipëria, e cila jeton e vepron në Holandë, e shpie shikuesin në një udhëtim në Kosovë, përmes syve të ansamblit muzikor bashkëkohor holandez “Oerknal”.
Dokumentari është realizuar në kuadër të edicionit të 14-të të Festivalit DAM dhe fokus ka dy programe që festivali ka kuruar në bashkëpunim me ansamblin e muzikës bashkëkohore “Oerknal – dAmCADEMY” – që është punëtori e cila u ofron mundësi studentëve për t’u njohur ekskluzivisht me muzikën bashkëkohore dhe BCCP që sipari debutues i Garës së Kompozitorëve të Ballkanit në Prishtinë. Po qe se Festivali DAM do të mbahej, edicioni i 15-të do ishte hapur me këtë dokumentar.
Në rrethana të krijuara nga pandemia COVID-19, dokumentari të enjten është shfaqur ekskluzivisht për 20 personalitete të skenës së muzikës evropiane përmes platformës “We Are Public” me seli në Holandë derisa për publikun vjen të hënën pasdite përmes Kohavisionit dhe rrjeteve sociale të Festivalit DAM dhe ansambli “Oerknal”.
Dokumentari trajton edhe mundësitë e limituara për të udhëtuar jashtë vendit për muzikantët dhe artistët e rinj të Kosovës. Po paralelisht tregon edhe atë që sjell një bashkëpunim midis “Oerknal” dhe një grupi interpretuesish të rinj kosovarë dhe kompozitorësh nga i gjithë Ballkani dhe kjo vetëm në një javë intensive bashkëpunimi dhe eksperimentimi. Të hënën nga ora 18:30 vetëm në Kohavision.
-
“Press Release” si rrëfim për muzikën përtej kufijve dhe kulturave
-
“Re-Connect” do të bashkojë talentet vendore e të diasporës në “DokuFest”
-
“Breaking Borders” bashkon kinematografët e rinj nga Kosova dhe Britania e Madhe
-
Privatësia e të drejtat e punëtorëve përballë botës së filmit
-
“Balkan Trafik” në dinamikën e Prishtinës për ura midis kulturave