I mirënjohur për dramat si “The Lower Depths” dhe “Mysafirët e verës”, autobiografinë “Fëmijëria ime” dhe romanin “Jeta e Klim Samgin”, shkrimtari rus Maksim Gorki ishte idealizuar nën udhëheqjen e Stalinit dhe më pastaj ishte shmangur në perëndim.
Por dramat si “Fëmijët e diellit”, të cilën Gorki e kishte shkruar derisa ishte i burgosur gjatë Revolucionit të dështuar rus të vitit 1905, është rikthyer në skenën evropiane në vite të ndryshme, derisa veprat e tij letrare po ashtu janë ribotuar, shkruan Koha Ditore.
Por shkrimtari kontrovers sovjetik, i cili ishte rritur në një familje të varfër dhe e kishte mësuar vetveten të shkruante, ende ndan opinionin në dysh, edhe pas kaq shumë vitesh qysh prej lindjes së tij në Nizhny Novgorod më 28 mars të vitit 1868.
“Gorki është plot me kontradikta dhe me klishe”, thotë Armin Knigge, profesor i filologjisë sllave në Universitetin e Kielit dhe autor i librit “Maxim Gorki: The Literary Works” (Maxim Gorki: veprat letrare), që po ashtu përshkruan një reputacion të dëmtuar nga përfshirja e tij në shpirtin totalitar të stalinizmit... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)