Sot në Poreç të Kroacisë, është përuruar shtatorja e Shën Terezës, e cila është ngritur me kontributin e shqiptarëve të Kroacisë.
Në përurim ka marrë pjesë edhe presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, Ai ka thënë se “le të jetë vepra e Shën Nënë Terezës udhërrëfyes për të gjithë ne”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi së bashku me Kardinalin Ernest Simonin (Troshani), me Kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë Talat Xhaferi, ish-presidentin e Kroacisë, Stjepan Mesič, Kryegjyshin Botëror të Bektashinjve Baba Edmond Brahimaj dhe shumë personalitete të tjera nga të gjitha trevat shqiptare, morën pjesë në ceremoninë e përurimit e të bekimit të shtatores së Shenjtores dhe bamirëses shqiptare Nënë Tereza, me autor Anto Jurkič, të realizuar nga Kryetari i Këshillit organizativ, Idriz Sulejmani dhe mbarë bashkësia shqiptare në bashkëpunim me Bashkinë e Porečit.
Me këtë rast solemn u mbajt edhe mesha e shenjtë në Bazilikën Eufrazjane.
Gjatë kësaj vizite të ftuarit e tjerë u pritën edhe nga Kryetari i Bashkisë së Porečit, Loris Peršurić, të cilin e falënderuan dhe e përgëzuan për këtë veprim që dëshmon dhe reflekton ndjenjat e miqësisë së vjetër dhe të shëndoshë mes popullit shqiptar dhe atij kroat.