Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Është përuruar shtatorja e Nënë Terezës në Zvicër

Dje, në qytetin Wil të St.Gallenit, është bërë përurimi i shtatores së Nënë Terezës. Në përurimin e saj i pranishëm ka qenë edhe Don Lush Gjergji, vikar gjeneral i Ipeshkvisë së Kosovës, njëherësh biografi i njohur i Nënë Terezës, raporton albinfo.ch.

Në ceremoninë e udhëhequr nga Misioni Katolik Shqiptar i Zvicrës, siç transmeton KultPlus, kanë marrë pjesë një numër i madh i mërgatës shqiptare, duke mbushur kështu përplot oborrin e kishës St.Peter Kirche, ku dhe është vendosur shtatorja e Nënë Terezës.

Kjo është e para shtatore e saj në Zvicër, ndërkohë që në Gjermani, SHBA e vende të tjera janë disa sosh, të ngritura nga mërgata shqiptare.

Image
Artikuj të ngjashëm