Shtatorja e Nënë Terezës, me gjatësi 161 cm, është vendosur ditët e fundit në kishën e Shën Marisë në Trsat të Rijekës, në Kroaci, njofton ATSH.
Lajmi u bë i ditur nga ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko.
Në ceremoninë e përurimit të kësaj shtatoreje, të organizuar nën kujdesin e deputetes së Parlemantit të Kroacisë, Ermina Lekaj Prljaskaj, ishin të pranishëm bashkatdhetarë nga të gjitha trevat shqiptare.
Duke e cilësuar këtë ditë shumë të veçantë, një fitore të madhe shpirtërore për gjithë kombin shqiptar, Prljaskaj u shpreh se “këtë arritje e kemi të përbashkët. Së bashku e kemi arritur dhe do të jemi gjithmonë të fortë”.
{gallery}
Skulptori i statujës, Gëzim Muriqi tha se “e kam realizuar këtë shtatore me shumë përkushtim. Jam shumë i lumtur, që Nënë Tereza, do të jetë për jetë në këtë vend, sepse ky vend ka pasur e do të ketë veprimtar të dëshmuar të çështjes kombëtare”.
Edhe
Poreçi i Kroacisë ngre shtatoren e Shën Terezës
Kisha e Shën Marisë në Trsat të Rijekës është vizituar edhe nga Nënë Tereza para disa viteve, si dhe Gjon Pali i II-të.
Organizatorët e këtij aktiviteti janë: Bashkësia e pakicës shqiptare në PBM, Ipeshkëvija e Rijekës - Kisha e shenjtë e Shën Marijes në Trsat, Këshilli i pakicës shqiptare në PBM, Këshilli i pakicës shqiptare të Qytetit të Rijekës, Këshilli i pakicës shqiptare të Qytetit të Crickvenicës.