“Piano Podium” ka bërë bashkë në koncertin e 14-të të “Chopin Piano Festit” dhjetë pianiste dhe e përbashkëta e tyre janë talenti e përkushtimi. Të enjten mbrëma, në Amfiteatrin e ri të Bibliotekës Qendrore Universitare, studentet e drejtimit të pianos në Degën e Arteve Muzikore në Fakultetin e Arteve janë prezantuar para publikut me vepra virtuoze kryesisht të kompozitorit Chopin, shkruan sot Koha Ditore.
Numri dhjetë ka korresponduar edhe edicionin e festivalit dhe koncerti i së enjtes mbrëma i quajtur “Podiumi pianistik” ka ardhur edhe si dëshmi se “Chopin...” ka vend edhe për instrumentistët e rinj. Me këtë synim është edhe “Skena Juvenis” tashmë tradicionale.
Dhjetëshja e studenteve kanë sjellë gërshetim stilesh, tingujsh e teknikash që i kishin ushtruar me katër profesoreshat e pianos, të dëshmuara dikur e tash në skenën kosovare e botërore: Lejla Pula, Lule Elezi, Alberta Troni e Valbona Petrovci. Pianistet pjesëmarrëse: Vlera Kryeziu, Melisa Ibrahimi, Etrita Hasani, Ernesa Surdulli, Manjola Gjigolli, Arbrëresha Shehu, Era Haliti, Elsa Mehmeti, Lumbardha Klinaku, Denita Dedushaj, falë veprave virtuoze të Chopinit, Tchaikowskyt, Schubertit, Rachamninovit e Scriabinit, kanë dëshmuar se tashmë janë gati për skenën.(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
-
Harmonia në dialog me “Chopin Piano Festin” e festës dhe të urave
-
“Chopin Fest” e bën Prishtinën pikëtakim muzikantësh botërorë
-
“Chopin Piano Fest” prezanton aktivitetin në vendlindjen e mjeshtrit polak
-
Filharmonia merr pesë instrumentistë, tentimi i radhës për violonçelist
-
Pianoja në dialog me fuqinë e lëvizjeve në “Chopin Piano Fest”