Prishtinë, 29 tetor – Testimi i platformës online me disa prej filmave të bashkëfinancuar nga Qendra Kinematografike e Kosovës ka rezultuar me mbi 130 mijë shikues qysh prej dhjetorit të vitit që shkoi. E në nëntor ky institucion do ta përditësojë platformën e realizuar në bashkëpunim me kompaninë “Gjirafa”.
Filma të shkurtër e dokumentarë do të shtohen në ueb-faqen që mbetet në dispozicion të atyre që duan t’i shohin projektet e mbështetura nga institucioni më i lartë i kinematografisë në vend. Por këtë herë oferta do të përfshijë edhe filma të metrazhit të gjatë. Me ketë, QKK-ja llogarit që ndikimi në shikueshmëri të jetë i madh.
Arben Zharku, drejtor i Qendrës Kinematografike të Kosovës, ka thënë se ky institucion është duke punuar për ta përditësuar platformën online.
“Jemi në proces për t’i lansuar edhe disa filma. Kjo do të ndodhë gjatë muajit nëntor”, ka thënë Zharku. Ai ka zbuluar se cili do të jetë filmi i parë i bashkëfinancuar nga QKK-ja që do të shtohet në platformën online/E.Berisha (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).
-
Afati shtesë rrit numrin e projekteve filmike prej 11 në 126 për 1.2 milion euro
-
“Kosova.Film” urë e potencialit të Kosovës me botën e kinematografisë
-
Qendra Kinematografike e Kosovës në pritje të projekteve filmike
-
Qendra Kinematografike në borxhe, rezultatet e projekteve mbesin peng
-
Qendra Kinematografike pret projekte, harron krizën me 1.2 milionë euro