Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Plácido Domingo në rolin e 149-të

Varësisht prej burimit me të cilin konsultoheni, Plácido Domingo është në njërën apo tjetrën anë të 80-s. Ta kemi të qartë këtë.

Dhe tani ta themi këtë: javën që shkoi ai këndoi, për herë të parë, në rolin e babait të personazhit, sipas të cilit ka marrë titullin opera “Luisa Miller” e Verdit, në “Metropolitan Opera”. Ai thotë se Miller është roli i 149-të i ri në karrierën e tij, shkruan Koha Ditore.

Si e arritëm ne këtë spektakël të mahnitshëm? Rreth vitit 2000 ishte supozuar që Domingo, një prej tenorëve më të mëdhenj të shekullit njëzet, do të bënte atë që gjenerata të tëra këngëtarësh operistikë e kishin bërë para tij. Dukej se në fund të një karriere briliante 40-vjeçare ai do të tërhiqej me dinjitet.

E kishim menduar që Domingo, asokohe mbi të 60-t, do të bënte koncerte. Ai do të dirigjonte. Do të udhëhiqte kompani operash dhe do të themelonte gara për këngëtarët e rinj. Do të mbetej i angazhuar, por gradualisht do të tërhiqej... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)