Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Placido Domingo jep dorëheqje nga pozita e drejtorit të Los Angeles Opera

Placido Domingo ka dhënë dorëheqjen si drejtor i Los Angeles Opera pas raporteve për sjellje të pahijshme seksuale.

Tenori u tërhoq së fundmi nga një rol në Metropolitan Opera në New York dhe tani ai është tërhequr nga përgjegjësitë e tij në Kaliforni, duke zbuluar se ai po e braktisë pozicionin që e ka mbajtur që nga viti 2003 në "interes të L.A. Opera".

Njëzet femra janë prononcuar javëve të fundit, duke e akuzuar Domingon për sjellje të pahijshme dhe ngacmim. Ai i ka mohuar akuzat dhe ka ndërmend t'i luftojë ato në gjykatë.

Në një deklaratë për Los Angeles Times, superylli i operës këmbëngul se pretendimet e bëra kundër tij e kanë krijuar një atmosferë në të cilën aftësia e tij për t'i shërbyer kësaj kompanie të cilën ai e do aq shumë, është komprometuar, shkruan KOHA Ditore.

Ndërkohë, zëdhënësja e Domingo i ka quajtur pretendimet në artikujt e Associated Press "thjesht të pasakta".

Edhe Placido Domingo u kërkon falje grave për ngacmimet seksuale Showbiz Placido Domingo u kërkon falje grave për ngacmimet seksuale

"Fushata e vazhdueshme e AP për ta denigruar Placido Domingon nuk është vetëm e pasaktë, por edhe joetike," deklaron Nancy Seltzer. "Këto pretendime të reja janë të mbushura me mospërputhje dhe, si me tregimin e parë, në shumë mënyra, janë thjesht të pasakta.

"Për shkak të një hetimi që po zhvillohet, nuk do t’i komentojmë specifikat, por e kundërshtojmë fuqimisht imazhin mashtrues me të cilin AP po përpiqet ta paraqesë z. Domingo".