Prishtinë, 30 nëntor – Alketa Ramaj njihet si artiste e instalacioneve. Saktësisht e videoinstalacioneve. Por që të merret me këtë medium nuk e ka të lehtë. Veprat e saj kryesisht janë produkt i rezidencave artistike nëpër Evropë. E lindur më 1983 në Përmet, artistja e gjeneratës së re, jeton në Tiranë. Kohëve të fundit e kalon kohën edhe duke pikturuar. Por piktura për Ramajn nuk është krejt rezultat i pasionit a dëshirës së saj. Mungesa e financave për të realizuar videoinstalacione e ka bërë të merret edhe me pikturë.
“Pikturës i jam shmangur në Akademi. Por ajo erdhi natyrshëm më vonë. Ka ardhur prej pamjaftueshmërisë buxhetore për të realizuar instalacione”, ka thënë Ramaj, si mysafirja e parë e “One Night Stand Artist” në hapësirën ekspozuese “Motrat” në Prishtinë të mërkurën mbrëma. E ftuar për të diskutuar për punën e saj, Ramaj në bashkëbisedë me gazetarin Vullnet Krasniqi, ka thënë se piktura në rastin e saj është një lloj arti i rezistencës.
Sipas saj, në Shqipëri është vështirë të prodhohen vepra artistike, pasi mungojnë galeritë e koleksionuesit. Në këndvështrimin e saj piktorët në këtë kohë shikohen me një lloj diferentizmi.
“Pastaj bëhet një lloj politike që të mos lihen femrat rehat në art. Mendoj që kjo është e qëllimshme”, ka thënë ajo. Sipas Ramajt, fituese e çmimit “Onufri” më 2012 dhe atij “Ardhje” një vit më pas, meshkujt në këtë rast kanë një lloj egoje, ndërsa femrat janë më të vetëmjaftueshme.
(Gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”)
-
Artisja shqiptare mat pulsin e tjetërsimit në “Manifestan” e Gjermanisë
-
Vatnikaj: Fitorja e protestave në Shqipëri – njerëzit kanë nisur të mos kenë frikë
-
Marrëveshjet me artistë e organizata në frymë të fushatës zgjedhore
- Artisti dhe burokrati në Bled
-
“Art beyond function” në përditshmëri përballë shndërrimit të vlerave