Sidorela Vatnikaj, një nga organizatoret e protestave në Tiranë, ka thënë se protestat në Shqipëri po bëhen kundër sistemit politik të ndërtuar qe 36 vjet.
Tash e 27 ditë në kryeqytetin shqiptar po protestohet kundër planeve për një resort luksoz në Zvërnec. Protestat nisën në mbrojtje të hapësirave publike dhe u shtuan me kërkesën kryesore për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Për ditën e 27-të mblidhemi për të protestuar kundër një logjike, ku i gjithë pushteti është i përqendruar në dorën e autokratit, kryeministrit Edi Rama.... Do ta privatizojë tërë Shqipërinë. Jemi kundër sistemit që malet tona, hapësirat tona publike, deti, u falen disa oligarkëve të lidhur me të, pronarëve të mediave të lidhur me të, krimit të organizuar që bashkëpunon me të. Jo vetëm, por edhe kundër sistemit politik të ndërtuar që 36 vjet ku dy partitë kryesore thjesht kanë ndërruar rolet nga pozita në opozitë dhe ku gjithmonë është vendosur në rrezik interesi publik për të përfituar interesi i tyre”, ka thënë ajo për KTV-në të premten.
Vatnikaj ka thënë se protestat kanë qenë frymëmarrje pozitive për shoqërinë.
“Fenomen i jashtëzakonshëm që shoqëria po thotë me zë të lartë s’jemi të gjithë autokratë e hajdutë dhe e duam të lirë Shqipërinë, publike për ne sepse është e jona. Kjo është fitorja më e madhe e kësaj proteste. Njerëzit kanë filluar të mos kenë frikë, të mos shantazhohen me vende pune e as me ndihma ekonomike, në asnjë formë nga shteti autokratik që ka ndërtuar Edi Rama. Shqipëria s’iu falet pesë oligarkëve, pronarëve të lidhur të mediave... bandave kriminale që e mbajnë Ramën në pushtet”, ka thënë tutje ajo.
Sipas Vatnikajt, me protesta po kërkohet pos largimit të skenës aktuale politike, edhe një reformim i shoqërisë, por edhe aktivizim të sistemit të drejtësisë.
Ajo ka vlerësuar se integrimin në Bashkimin Evropian nuk e pengojnë protestat demokratike, por “bandat kriminale të lidhura me pushtetin”.