Kulturë

Piktorja Blinera Ragipi-Ibishi do të vazhdojë ciklin “Andrra”

Blinera Ragipi- Ibishi në këtë atelie çdo ditë pret nxënës që duan të mësojnë më shumë për pikturën e vizatimin.

Atelienë e hapur së fundmi e ka mbushur me piktura që i ka punuar që nga fillimi i studimeve e deri më sot, transmeton KOHA.

Blinera Ragipi- Ibishi thotë se arti ka qenë pjesë e jetës gjithmonë.

Cikli “Andrra” është i lidhur me përjetimet e saj personale për vdekjen e babait.

Këtë cikël do ta vazhdojë duke i shtuar më shumë pozitivitet.

Blinera Ragipi- Ibishi gjatë kohës së shtatzënisë e ka sfiduar veten edhe në punimin e broshëve shumëngjyrësh.

Blinera Ragipi- Ibishi ka përfunduar studimet master në pikturë.