Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Piktori që hap horizonte me kompozicione e ngjyra të forta

Midis shekujve XIV dhe XVII fillimisht Italia e më pas e gjithë hapësira evropiane përjetoi revolucion në art.

Renesanca shquhet si njëra nga periudhat më të rëndësishme sa i përket artit në të gjitha gjinitë e tij. Përfaqësuesit e kësaj epoke të rilindjes, njihen si artistët më me nam që ka njohur historia e njerëzimit si Michelangelo, Raffaello e Sandro Botticelli.

Si një periudhë që u shqua me kreativitet të ri, edhe piktura u veçua me ngjyra e stil më të veçantë.

Drilon Shoshi në muhabetin që bën për artin flet shumë për Renesancën. I pëlqejnë shumë pikturat e asaj kohe. Por në galerinë e tij, vizitorët përballen me një tjetër stil.

Depërtimi në thellësi

I riu pejan, Drilon Shoshi (31) është prej atyre që ka vendosur që t’i dedikohet krejtësisht pikturës. Nuk merret me asgjë tjetër... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)