Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Piktori i thjeshtësisë në akuarel

Mbështjellja tradicionale e kokës që bëjnë burrat rugovas zbulon se është portretizuar një njeri i asaj ane. E titulluar “Albanian”, kjo pikturë, ku paraqitet malësori me mustaqe, i takon ciklit të portreteve të artistit Besnik Xhemaili. 

Numëron disa cikle e shquhet në përdorimin e teknikës së akuarelit. Xhemaili, i lindur më 1976, qysh si fëmijë ia kishte mësyrë rrugës së artit, shkruan sot Koha Ditore.

Prindërit e tij i kanë rrëfyer se ishte 3 e 4-vjeç kur kishte shprehur interesim ndaj vizatimit. E zyrtarisht kësaj rruge do t’ia mësynte më 1997, kur kishte nisur studimet në Fakultetin e Arteve në Universitetin e Prishtinës. 

Në drejtimin e Grafikës, ishte në klasën e profesorit Fatmir Krypa, tek i cili do të përfundonte edhe studimet e masterit. Ka tetë vjet që intensivisht merret me teknikën akuarel. 

Fillimet sfiduese me kompozicione

Xhemaili tregon se gjatë studimeve ka hulumtuar forma të ndryshme abstrakte e nëpërmjet vijave të thjeshta së bashku me kolegët kompozonin vizatime që më vonë shndërroheshin në teknika të ndryshme të grafikës.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Artikuj të ngjashëm