Namin e ka si piktor i nudove që zgjojnë fantazinë duke e bërë shikuesin të ëndërrojë nëpërmjet magjisë e misterit. E një prej galerive më të mëdha online të artit bashkëkohor, e prezanton si piktorin më të rëndësishëm të artit bashkëkohor shqiptar.
Artur Muharremi, në vitet ‘90 do të hapte ekspozitën e parë në Galerinë Kombëtare të Arteve, duke reflektuar nëpërmjet artit gjendjen politike e sociale të Shqipërisë së asaj kohe, shkruan sot “Koha Ditore”. Por pjesa më e madhe e rrugëtimit të tij artistik, është zhvilluar jashtë vendlindjes, duke qenë se fill pas asaj ekspozite kishte emigruar në Athinë të Greqisë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSot jeton në Paris të Francës. I lindur më 2 qershor të vitit 1958 në Pogradec, ai përveç si piktor njihet edhe si kineast. Studimet për pikturë në degën e skenografisë i mbaroi në Akademinë e Arteve në Tiranë.
Për një kohë, ka qenë i angazhuar edhe në realizimin e filmave të animuar, në kinostudion “Shqipëria e Re”. Një ditë e zakonshme pune në nëntor, e gjen në atelienë e tij në kryeqytetin francez. Prej atje, nëpërmjet telefonit, ndan një copë eksperience nga lidhja me botën e artit... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.