Dhoma e saj është shndërruar në një atelie, ku një pjesë të konsiderueshme ia zënë punimet dhe ngjyrat.
Ermira Murati është artiste që kombinon lidhjen mes abstraksionit dhe reales.
Të gjitha punimet e saj janë portrete realiste që karakterizohen me konceptin “Orange line” apo “vijë portokalle”, raporton “SOT” i KTV-së.
Ermira Murati, studente në Fakultetin e Arteve, që nga mosha 13-vjeçare merret me pikturë, por ajo që e veçon është ngjyra portokalli.
Ermira Murati ka marrë pjesë në shumë ekspozita kolektive, derisa vazhdon punën e saj artistike mes teknikës së kombinuar dhe me pasion të madh për artin.
Ermira është duke punuar intensivisht qe një vit e gjysmë në ekspozitën “Organe line”.
Kjo do të jetë ekspozita e saj e parë personale.
Piktorja Ermira Murati, synon të krijojë një cikël plotësisht të ri me stilin e saj unik.