Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Pianisti perfeksionist që ringjall thesaret e muzikës klasike

Eugen Ingjiq mund të jetë një prej interpretuesve më të mirë të veprave të Chopinit. Programe të ngjeshura me vepra kërkuese gati çdoherë janë pjesë e koncerteve të tij.

Luan me një nivel të jashtëzakonshëm artistik dhe teknikë aq të sigurt saqë, kur prek tastet në piano, duket se gjithçka zhduket e mbetet vetëm muzika, shkruan sot “Koha Ditore”. Interpretimi i tij është i pastër dhe me fraza të ndjeshme. Dinamika është po ashtu mbresëlënëse.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Pasazhet e buta i kalon me lehtësi, por kur kërkohet ai di edhe të kulmojë. Prandaj edhe është një prej pianistëve, i cili ka shkelur skenat më të mëdha të muzikës në mbarë botën. Për të interpretimi në muzikë duket i natyrshëm. Sikur të ketë lindur për të qenë pianist. Ingjiq u lind në Beograd nga babai serb dhe nëna ruse.

Në moshën katërvjeçare do të shkonte në ShBA, ku edhe nisi karrierën si pianist. Ishte shumë i ri kur talenti i tij doli në pah.

Tani, në moshën 70-vjeçare, ai prapa vetes ka një karrierë të bujshme, çmime ndërkombëtare dhe bashkëpunime me njerëz të mëdhenj të muzikës. Është ngjitur nëpër skena të ndryshme gati në mbarë botën. Kosova u bë destinacioni i tij gjatë muajit prill... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.