Prishtinë, 11 prill - Recitale pianistike, mbrëmje vokalo-pianistike e duete instrumentale, janë ato që sjell për publikun edicioni i sivjetmë i festivalit “Chopin Piano Fest”. Krahas tyre në program janë edhe ligjërata, punëtori, masterklasa dhe një çmim i cili do të ndahet për herë të parë.
Ky festival, vitin e tetë të ekzistimit e shënon me një program të ngjeshur, i cili shtrihet në 12 ditë. Performanca e pianistit kroat Aljosha Juriniq, qe e para që hapi këtë maratonë koncertesh. “Chopin...” në këtë edicion është stacionuar në Amfiteatrin e Bibliotekës Universitare, duke e promovuar atë si lokacionet të ri koncertesh, shkruan sot Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë kuadër të recitaleve pianistike në netët në vazhdim, publiku do të ketë mundësi të dëgjojë edhe performancën e pianistit austriak Christopher Hinterhuber, atë të pianistes serbe Rita Kinka dhe pianistin Eugen Ingjiq me prejardhje nga Serbia, por që jeton në Francë. Ingjiq njëherësh edhe konsiderohet si mysafir special i këtij edicioni. Ai njihet për arritjet dhe sukseset që ka pasur deri më sot në skena të mëdha botërore.
Në kuadër të dueteve “Chopin Piano Fest” do të prezantojë duon Alberta Troni në piano dhe violonçelistin holandez Karel Bredenhorst, si dhe duetin në mes të pianistes kosovare Lule Elezi dhe violinistit Alban Pengili, i cili jeton në Gjermani. Ndërsa në mbrëmjet vokalo-pianistike në skenë do të ngjitet sopranoja kosovare Zana Abazi-Ramadani bashkë me tenorin Faik Hondozi, i cili jeton në Austri nën përcjelljen e Chris McCracken në piano.
Ky i fundit do të përcjellë edhe sopranon kosovare Besa Llugiqi në një mbrëmje tjetër. Festivali do të përmbyllet më datën 28 të këtij muaji me koncertin e organizuar me Filarmoninë e Kosovës, derisa solistë të mbrëmjes do të jenë pianistët Shkëzen Baftirai dhe Johannes Piitro, nga Finlada.
Drejtoresha artistike e “Chopin Piano Fest”, Lelja Pula, në një konferencë për media pak orë para hapjes zyrtare të festivalit, ka thënë se janë të lumtur që do të jenë në gjendje të sjellin momente të bukura të muzikës artistike (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).