Se Philip Rothit nuk i mungon fort të shkruarit, e ka rrëfyer së fundmi në “The New York Times” në një intervistë të gjerë. Lajmi më 2012 se kishte planifikuar të tërhiqej nga fusha që e kishte bërë të famshëm, e kishte shokuar botën letrare.
Për ta shënuar këtë rast Roth kishte ngjitur një shënim në kompjuterin e tij, ku shkruhej: “Beteja me shkrimin ka përfunduar”. Në një intervistë të dhënë asokohe, ai e përshkruante këtë si pohim personal, shkruan Koha Ditore.
“E shikoj këtë shënim për çdo mëngjes dhe më jep shumë forcë”, i kishte thënë ai “NYT”. Janë bërë gjashtë vjet qyshkur Roth, që të hënën e 19 marsit mbushi 85 vjet, zyrtarisht e braktisi shkrimin. Dhe ai nuk është penduar për asgjë.
“Kjo sepse rrethanat që më nxitën të ndaloja së shkruari fiksion... nuk kanë ndryshuar”, i ka thënë ai “NYT”. Me kohë, Roth e kuptoi që vitet e tija më kreative kishin marrë fund.... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)