Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Petrit Çeku u bashkohet yjeve botërore në turneun “Night of the Proms”

Mijëra veta u mblodhën të shtunën mbrëma në sallën gati 70 vjet të vjetër në Rotterdam. U bënë pjesë e një prej ngjarjeve më të mëdha muzikore në Evropë që organizohen në ambiente të mbyllura. Bëhet fjalë për turneun e koncerteve “Night of the Proms”.

“Rotterdam Ahoy” e nisi rrugëtimin gati dymujor të koncerteve që bëjnë bashkë muzikën pop me klasiken. Çdo vit emra të mëdhenj të muzikës botërore bëhen pjesë e programit muzikor. E kësaj radhe në mesin e tyre është edhe muzikanti kosovar, shkruan sot “Koha Ditore”.

Kitaristi i njohur Petrit Çeku është bërë pjesë e “Night of the Proms” në kuadër të edicionit të 34-të bashkë me këngëtarin e mirënjohur Seal, i cili shpërtheu në skenën muzikore në vitet ’90 si vokalist mysafir i DJ Admaskit në singlin “Killer”, e më pas me singlat e tij “Crazy” dhe “Future Love Paradise” (nga albumi debutues “Seal”).

Në “Night…” e sivjetme është edhe këngëtarja amerikane Suzanne Vega. 33 vjet prejse lansoi hitin e saj “Marlene On The Wall”, Vega vazhdon të jetë një këngëtare e njohur ndërkombëtarisht.

Në koncertin e Rotterdam ishte edhe rock-muzikanti veteran, John Miles.

Pjesë e listës së yjeve është edhe bendi “Al McKay’s Earth, Wind & Fire Experince”.

Listës së yjeve i shtohet edhe këngëtari belg Milow, aktori Pieter Embrechts – si nikoqir dhe këngëtar – rock-këngëtari britanik Pieter Embrechts. Krejt këta muzikantë përcillen nga Orkestra Filarmonike e Antwerpit dhe kori “Fine Fleur” nën dirigjimin e Alexandra Arrieches.

Edhe Mediat gjermane e cilësojnë Petrit Çekun kitarist të nivelit botëror Kulturë Mediat gjermane e cilësojnë Petrit Çekun kitarist të nivelit botëror

Të gjithë muzikantët botërorë nisën turneun në Holandë, për të vazhduar më pas me Belgjikën, në qytetin e Antwerpit më datat 23 dhe 24 të këtij muaji.

Pas Antwerpit turneu i sivjetmë do të vazhdojë në Gjermani me një mori koncertesh prej datës 30 nëntor deri më 22 dhjetor, në qytete si Hamburg, Bremen, Köln, Stuttgart, Frankfurt, Dortmund e të tjera. E në mes tyre një koncert do të zërë vend më datën 13 dhjetor në Luksemburg për t’u shtrirë më pas edhe në SHBA./Sihana Klisurica

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)