Lara, heroina 15-vjeçe e filmit “Girl” posa është regjistruar në një shkollë prestigjioze baleti, një ambient ku çdo gjë është 10 herë më sfiduese po të jesh adoleshente: Të qenit e vetëdijshme se trupi yt po zhvillohet në mënyra që nuk mund t’i pëlqesh, për faktin se ekziston një turmë që nuk mund të kapë thelbin, dhe nga frika që nuk jeni mjaftueshëm të mirë, shoqërohet edhe nga irritimi me anëtarë të familjes se ata nuk tregojnë mirëkuptim.
Çka i zmadhon edhe më tej pasiguritë është se Lara, transgjinore në tranzicion, duke llogaritur ditët para se t’i nënshtrohet një operacioni gjinor ishte më e vetëdijshme për fizikun e saj sesa shokët e klasës. Njëri ndër filmat më të dhembshëm dhe më të vëmendshëm për adoleshentë që kam parë ndonjëherë, shkruan sot Koha Ditore.
Kjo djallosje e trefishtë - pubertet, trajnime për balet dhe ngatërrim orientimi gjinor e bën filmin “Girl” aq zemërthyes. Drama me të cilën Lukas Dhont debutoi si regjisor e skenarist nuk është vetëm film njerëzor dhe i rëndësishëm lidhur me të qenit një adoleshent, por njëri nga më të dhimbshmit dhe më së miri të observuar që kam parë ndonjëherë.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)
-
Basholli: “Dua” s’është vetëm historia ime dhe kjo më frikësonte
-
“Dua” në Kosovën e tensionuar në fund të viteve ‘90
-
Drama kosovare e rritjes mes konflikteve dhe luftës
-
Cannes nis numërimin së prapthi, Kosova i bashkohet me “Duan” e viteve ’90
-
“Dua” me adoleshenten e 1999-s e kthen Kosovën në Cannes