Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Përvjetori i Xhemijetit, thirrje për njohjen e rolit në çështjen shqiptare

Prishtinë, 12 shkurt – Thirrjet për ta zbardhur historinë e Xhemijetit kanë qenë të zëshme në akademinë për 100-vjetorin e kësaj organizate politike, e mbajtur të hënën në Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani”. Por, megjithëkëtë, në këtë ngjarje të organizuar nën përkujdesjen e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, nuk është sjellë ndonjë dëshmi shtesë nga ndonjë historian.

U përkujtuan me këtë rast figurat kryesore të organizatës politike Xhemijet (Bashkimi) Nexhip e Ferat Dragaj dhe Aqif Blyta, për të cilët u mbajt një minutë heshtje e më pas u fol gjatë për kontributin e tyre. Është thënë se Xhemijeti ka luajtur rol për demaskimin e politikave shkombëtarizuese dhe kolonizuese në mes të dy luftërave botërore.

Ismail Syla, i cili fpli në emër të presidentit Thaçi, përmendi se padrejtësitë historike kanë qenë reflektim i pozicionit të dobët të organizimit të brendshëm të kombit shqiptar aq edhe rezultat i Fuqive të Mëdha.

I pranishëm ishte edhe kryetari i Këshillit Nacional Boshnjak të Sanxhakut, Sulejman Ugljanin.

“Ferat Dragaj ka qenë njeri i madh, lider i merituar dhe politikan i mençur. Populli i Sanxhakut, i Kosovës dhe Maqedonisë ia kanë borxh vizionin e mençurisë së tij”, tha ai.

Edhe Tre akademikë të Kosovës, anëtarë të jashtëm të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë Kulturë Tre akademikë të Kosovës, anëtarë të jashtëm të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë

Organizata e formuar mëp 1919 u shpërbë në vitin 1927 pas përçarjeve të brendshme dhe burgosjes 20-vjeçare të kryetarit të saj, Ferat Dragaj.

(Gjerësisht, sot në "Kohën Ditore")