Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Përkujtohen dëshmorët Xhemajl Fetahaj dhe Milazim Shala

Dëshmorët Xhemajl Fetahaj dhe Milazim Shala janë përkujtuar sot në një akademi përkujtimore në 20 vjetorin e rënies së tyre në Betejën e Koshares.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi tha se Xhemajl Fetahaj ka një biografi të jashtëzakonshme për kontributin që ka dhënë për Kosovën.

“Rënia e dëshmorëve tregon çmimin e lartë të pavarësisë dhe lirisë se Kosovës. UÇK-ja është projekti me produktiv i historisë Kosovës”, tha Thaçi.

Ndërsa kryeministri u Kosovës Ramush Haradinaj heroin Xhemajl Fetahaj e cilësoi si njërin nga personat kyç për lirinë e Kosovës.

“Është një rast se si një familje shqiptare jep gjithçka për çlirimin dhe lirinë e Kosovës. Duke qenë kështu ne kemi për nder që t’i nderojmë gjithë këta persona për rrugën tonë deri në liri”, tha Haradinaj.

Ministri i Mbrojtjes, Rrustem Berisha tha se përmes vlerësimit të heronjve të Brigadës 138 nderohet dhe Beteja e Koshares.

Edhe Haradinaj: Xhemajl Fetahaj shembull i luftëtarit dhe patriotit shqiptar Arbëri Haradinaj: Xhemajl Fetahaj shembull i luftëtarit dhe patriotit shqiptar

E bija e dëshmorit Xhemajl Fetahaj, Erza Fetahaj kritikoi për akademitë e kaluara që janë mbajtur ku theksoi se babai i saj nuk i ka takuar asnjë krahu, por vetëm UÇK-së.

“Ai nuk i ka takuar asnjë krahu, por i ka takuar vetëm UÇK-së, ai ka shkuar në luftë për askënd, por vetëm për Kosovën”, tha ajo./KsP.