Një poet i varfër, është njëri prej roleve të tij të vitit, por me të u ngjit në skena botërore. Skenave ku ka luajtur, më 2021, iu shtua edhe prestigjiozja “Royal Opera House”.
Në Operën Mbretërore të Anglisë, Lahaj ka përmbushur dekadën e parë të karrierës ndërkombëtare. Luajti Rodolfo në “La bohème”. Poeti i varfër ngarend pas dashurisë. E në skenë, tenori i Kosovës tashmë është mbret.
Mbretërinë e tij e solli edhe në Prishtinë, ku ia vuri themelet Festivalit të parë operistik në Kosovë. Me festivalin “Ramë Lahaj” solli disa net muzikore e që i përmbylli me mbrëmjen gala në sheshin “Skënderbeu”. Aty Lahaj këndoi bashkë me miqtë në një prej ditëve më të vështira – të humbjes së nënës. Këngën s’e ndali, për të përcjellë amanetin e nënës që forca të mos e tradhtonte në asnjë moment.
-
Ramë Lahaj: “Royal Opera House”, nder dhe privilegj në rrugëtimin tim artistik
-
Rame Lahaj me shokë, të akorduar për operë pa kufij nën qiell të hapur
-
“Ramë Lahaj & Friends” sjell magjinë e skenave botërore
-
Gala-mbrëmje midis Prishtinës, “Ramë Lahaj & Friends” në magjinë e operës
-
Lahaj: Me Festivalin e Operës synohet promovimi i gjithçkaje për kulturën