Salla e Teatrit të Operës së Gjermanisë, të dielën, jehoi shqip. Sopranoja e njohur kosovare, Elbenita Kajtazi, bashkë me kompozitorin Adrian Halimi u ngjitën në skenë për të interpretuar perla të muzikës shqipe.
“Baresha”, “Kroi i fshatit tonë”, “Ma fal atë buzëqeshje”, “E dehun jam”, “Agimet shqiptare”, janë disa prej këngëve që dyshja solli për publikun gjerman, shkruan sot “Koha Ditore”.
Kajtazi i këndoi këto këngë nën përcjelljen e Halimit në piano. E veshur me një fustan të zi, sipër me një bohçe me ngjyra tradicionale, sopranoja e njohur e bëri publikun për vete.
Ajo ka thënë se koncerti është pritur mirë dhe fill pas tij i është bërë ofertë për një mbrëmje tjetër me muzikë shqipe... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Elbenita Kajtazi çon në Hamburg “Agimet Shqiptare”
-
Kajtazi në tregim mallëngjimi e perfeksioni muzikor
-
Elbenita Kajtazi në tregim mallëngjimi e perfeksioni muzikor në Kosovë
-
Elbenita Kajtazi ia sjell publikut të Kosovës magjinë e skenave botërore
-
“Zot! Ç’drithërimë…”, Elbenita Kajtazi shkëlqen në Cardiff