Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Përfundon edicioni i 10 i “PriFest”-it, Doda e Salihu vlerësohen me çmime

“Men don't cry”, film ky me regji të Alen Drljevicit, ka arritur të fitojë çmimin kryesor në edicionin e dhjetë të “PriFest”-it, atë “Filmi më i mirë Ballkanik”.

Krahas shumë çmimeve, u ndanë edhe “Çmimi ndërkombëtar për një film apo aktor kosovar”, i cili shkoi për Genc Salihun, për rolin e tij në filmin “Martesa”. Më pas, çmimi “Aktori më i mirë” nga Ballkani, shkoi në duart e aktorit të njohur kosovar Xhevdet Doda, për rolin në filmin “Rooftop Story”, i cili pati premierën kosovare, pikërisht në këtë festival.

Ndërsa, çmimi “Aktorja më e mirë” nga Ballkani i takoi aktores serbe, Silma Mahmuti.