Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Përfundojnë xhirimet e filmit të shkurtër “Një Fëmijë”

Hekurudha është një prej shesheve të xhirimit ku është bërë bashkë një ekip i madh.

Xhirimet e filmit “Një fëmijë” janë finalizuar, pas një pune intensive treditore. Filmi i shkurtër, me regji të Bekim Gurit, shtjellon pritjet e shoqërisë kosovare pas martesës dhe ekranizon tabunë e sterilitetit.

Ilir Hasanaj, producent i filmit të përkrahur nga Qendra Kinematografike e Kosovës, thotë se xhirimet janë finalizuar me sukses dhe flet për planet për pjesëmarrje në festivale të njohura, raporton “Express” i KTV-së.

Rolet kryesore në filmin “Një fëmijë”, portretizohen nga Agron Shala dhe Makfire Miftari. Aktorja, e cila luan rolin e një nëne që i nënshtrohet presionit për të pasur fëmijë, flet për përvojën e saj në këtë projekt.

“Një fëmijë” është filmi i katërt i regjisorit Bekim Guri, i cili nëpërmjet këtij mediumi trajton fatin e gruas në shoqërinë kosovare.

Edhe Bekim Guri së shpejti debuton me film të metrazhit të gjatë NËPËR FILM Bekim Guri së shpejti debuton me film të metrazhit të gjatë

Guri, po ashtu, shpalos planet për filmin e tij të ri.

Filmi “Një fëmijë” është prodhuar nga “Unseen Films”.