Sopranoja Ermonela Jaho po vazhdon me sukseset e saj. E cilësuar si një prej sopranove momentalisht më të kompletuara në botë, ajo do të dëgjohet e shikohet në mbi 35 shtete të botës, në një performancë të vetme.
Bëhet fjalë për “Madamma Butterfly”, një operë magjike ku Ermonela luan rolin Cio-cio-san, në Operën Mbretërore të Londrës.
Vetë Ermonela ka lajmëruar se shfaqja e datës 30 mars do të transmetohet direkt nga Opera në mbi 1500 teatro e kinema në rreth 35 shtete të botës, shkruan KultPlus.
Libretoja e operës mban vulën e Puçinit ndërsa krahas shqiptares vjen Marcelo Puente, nën dirigjimin e Antonio Pappanos.
Artikuj të ngjashëm
-
The Guardian: Emocionet që po sjellë Ermonela Jaho të lënë pa fjalë
-
“Independent”: Ermonela Jaho është e paharrueshme në “Madama Butterfly”
-
The Sunday Times: Ermonela Jaho, një zonjë e vërtetë
-
Ermonela Jaho me frymën e operave botërore në skenën e improvizuar të Prishtinës
-
Sopranoja Jaho interpreton para Mbretit Charles