The Guardin ka publikuar kritikën për operën Madam Butterfly duke thënë se e gjithë mbrëmja ishte fantastike, kurse një pjesë të shkrimit ia ka dedikuar edhe sopranos Ermonela Jaho e cila ka pasur rolin e Cio-Cio-San, në këtë operë.
The Guardian ka vënë në fokus sopranon shqiptare Ermonela Jaho duke e lavdëruar kështu për performancën e saj përmes të cilës ajo i ka sjellë shumë emocione publikut.
“E gjithë mbrëmja është në fakt e mrekullueshme. Ermonela Jaho, një nga interpretueset më të mira të stilit të realizmit , e sjellë me saktësi të pa kompromentueshme titullin e shfaqjes dhe ndikimi emocional që sjellin ajo përmes emocioneve që shfaqë si rrebesh, të lënë pa fjalë”, shkruan kritika e fundit nga prestigjiozja The Guardian për Ermonela Jahon dhe rolin e saj në Royal Opera në Londër, përcjell KultPlus.
Jaho po performon në Londër në rolin e saj në Operën e famshme të Puçinit – “Madama Butterfly”, ndërsa rolin e saj në pesë repriza e realizon sopranoja tjetër, Maria Martinez. Opera “Madama Butterfly” do të jetë në repertorë, deri më 25 prill.

-
Ermonela Jaho magjeps kritikën spanjolle me operan “Madame Butterfly”
-
Ermonela Jaho përzgjidhet artistja e javës nga “OperaWire”
-
Performanca e Ermonela Jahos sonte drejtpërdrejt në 35 shtete të botës
-
“Independent”: Ermonela Jaho është e paharrueshme në “Madama Butterfly”
-
The Sunday Times: Ermonela Jaho, një zonjë e vërtetë