Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Performanca e Donika Rudit në festivalin “Hapu”

Symbyllur, nën tinguj të ndryshëm, qëndruan për njëzet minuta.

Në këtë mënyrë, audienca u bë pjesë e “Odës e Jetës”.

Performanca e kompozitores Donika Rudi, thekson mënyrën se si mjedisi që na rrethon ka ndikim në jetët tona shumë kohë para se ne ta zhvillojmë ndjenjën për veten, raporton “Express” i KTV-së.

“Odë e jetës” eksploron rrugëtimin përmes njërës prej shqisave të para të cilën e zhvillon fetusi – shqisën e të dëgjuarit dhe të ndjenjës fizike.

Donika Rudi, autore e veprës thotë se shfaqja “Odë e Jetës” i dedikohet ndjenjës së të qenit në barkun e nënës.

Edhe Donika Rudi me “Insane” dhe koncerte autoriale shpalos botën krijuese në Francë Kulturë Donika Rudi me “Insane” dhe koncerte autoriale shpalos botën krijuese në Francë

Kevin Malone, ligjërues në Universitetin e Manchesterit, rrëfen për ndjesinë e veçantë që i dha “Odë e jetës” në njëzet minuta.

Performanca “Odë e Jetës” u dha në kuadër të festivalit të artit në hapësira publike “Hapu”.