PEN Qendra e Kosovës sot në orën 14:00 në Institutin Albanologjik do ta mbajë kuvendin e radhës, ku pritet të zgjidhet kryesia dhe kryetari i kësaj organizate.
Vendimi për Kuvend është marrë më 1 shkurt, teksa kjo organizatë prej afro 3- vjetësh është pa kryetar pas vdekjes së drejtuesit të saj, shkrimtarit Basri Çapriqi.
Prej atëherë, PEN Kosova nuk ka mbajtur asnjë aktivitet.
Burime brenda kësaj organizate i kanë thënë portalit Koha.net se ka përplasje ndërmjet grupeve për kreun e PEN-it, ndaj prej një viti është mbajtur peng mbajtja e Kuvendit.
PEN Qendra e Kosovës është krijuar në vitin 2004. Prej atëherë janë mbajtur dy kuvende në të cilat besimi për ta drejtuar atë i është dhënë Çapriqit.
Artikuj të ngjashëm