Pejë, 3 tetor – Peja me Kuvendin e mbajtur zgjedhor të hënën mbrëma në fshatin Raushiq ka nisur procesin njëmujor të zgjedhjes së kryetarëve dhe anëtarëve të këshillave lokale. Ky proces do të vazhdojë deri në fund të këtij muaji dhe së pari është paraparë që kuvendet zgjedhore për zgjedhjen e kryetarëve dhe anëtarëve të këshillave lokale të mbahen në bashkësitë lokale në fshatra e pastaj në qytet.
“Nëse i gjithë procesi zhvillohet mirë sipas orarit, deri në fund të këtij muaji i kemi të zgjedhur kryetarët dhe anëtarët e rinj të këshillave lokale”, deklaron të martën për KD-në drejtori i Administratës Komunale, Fatmir Asllani, i cili në komisionin 7- anëtarësh që po e drejton këtë proces, përfaqëson Ekzekutivin e Pejës. 4 anëtarë të tjerë në këtë komision janë përfaqësues të 4 subjekteve më të mëdha në KK të Pejës: LDK, AAK, PDK dhe LVV.
Një anëtar i komisionit vjen nga shoqëria civile, konkretisht nga OJQ “Syri i Vizionit” dhe si anëtar i 7 merret një përfaqësues i bashkësisë territoriale ku mbahen zgjedhjet (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).
-
Dy Bashkësi Lokale në Pejë qeverisen nga gratë
-
Kundërshtohet shtyrja e procesit të zgjedhjeve të këshillave lokalë në Podujevë
-
Shoqëria civile e sheh sfidues procesin e zgjedhjes së këshillave të fshatrave në Podujevë
-
Prej disa muajsh vendbanimet e Lipjanit pa përfaqësues legjitim
-
Zvarritet procesi i zgjedhjes së përfaqësuesve të fshatrave në Ferizaj