“Jeta nuk ka të bëjë me gjetjen e vetes apo gjetjen e diçkaje”, ka thënë Bob Dylani.
“Ka të bëjë me krijimin e vetvetes”. Në moshën 78-vjeçare, muzikanti kalon në një fazë tjetër të vetëkrijimit me filmin intrigues, magjepsës, hutues e herë-herë irritues për të, nën regji të Martin Scorseses – që i bie të thuhet se Scorsese ka mbikëqyrur redaktimin kuratorial të materialit arkivor të filmit dhe faktikisht ka bashkëpunuar me Dylanin në një tjetër akt të vetëformësimit artistik, shkruan sot Koha Ditore.
Filmi “Rolling Thunder Revenu” shpërfaq turnetë e Dylanit në SHBA dhe Kanada më 1975 – në të cilët ai shfaqej me fytyrën e bojatisur në të bardhë dhe i shoqëruar me një listë të gjatë dhe të ndryshueshme të kastës mbështetëse, përfshirë Joan Baezin, Joni Mitchellin, Roger McGuinnin, Ronee Blakleyin, Jack Elliottin, Bob Neuwirthin dhe violinisten Scarlet Rivera.
Dhe arenat në të cilat luante nuk ishin të mëdha, ishin thjesht disa salla e lokacione të vogla, nganjëherë me audiencë të kufizuar në fletushka të ndara brenda ditës për habi të banorëve të qyteteve të vogla, në të cilat autobusi i turit, i stilit “Ken Kesey”, do të shfaqej befas me Dylanin e zgërdhirë para timonit...(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)
-
Turneu i fundit kaotik dhe i diskutueshëm i “Beatles”
-
Liza Minnelli flet rreth marrëdhënies së fshehtë me Martin Scorsesen
-
Martin Scorsese për vdekjen e Rob Reinerit: Mungesë e boshllëk në jetën e përditshme
-
George Clooney: Njerëzit harrojnë që edhe aktorët plaken
-
Bad Bunny: Aktrimi është punë më personale se muzika