Në 12 metra katrorë janë renditur 150 titujt e rinj të botuesve kosovarë në tregun më të madh të librit në Paris. Panairi i Librit në këtë qytet, që si organizim është një prej më të mëdhenjve në Evropë, për herë të tretë u bën vend botuesve të Kosovës.
“Kosova 10” është slogani që pas Kosovës është vendosur edhe në shtandin e shtetit ballkanik në kryeqytetin francez. Organizimi me 1200 shtande, 48 shtete pjesëmarrëse e 800 ngjarje në katër ditë, ka për synim bashkimin e sa më shumë kulturave të shkrimit. Por, nuk ka shpëtuar pa porosi politike, shkruan sot Koha Ditore.
Këtë vit Rusia është mysafir nderi dhe prezantohet me 38 autorë duke shpalosur reflektim të diversitetit dhe dinamizmin e krijimit letrar bashkëkohor rus. Për këtë kryetari i Shoqatës së Botuesve në Francë, Vincent Montagne, kishte thënë se lidhjet historike, kulturore dhe letrare midis Francës dhe Rusisë janë unike. Sipas tij, dy kulturat i përgjigjen njëra-tjetrës.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)