Frankfurt, 13 tetor – Organizatorët e Panairit të Librit në Frankfurt ndryshuan një vendim të mëparshëm dhe anuluan të gjitha ngjarjet publike që do të mbaheshin këtë javë në sallën e panairit në Gjermaninë Qendrore.
Pasi morën parasysh numrat në rritje të COVID-19 në Frankfurt dhe në të gjithë Gjermaninë, organizatorët e panairit më të madh në botë të librit njoftuan se ai do të zhvillohet vetëm me moderatorët.
“Konceptet e shëndetit dhe higjienës për përdorimin e sallës së panairit të Frankfurtit u rikontrolluan disa ditë më parë nga autoritetet lokale dhe e morën miratimin, megjithatë kemi vendosur të minimizojmë rreziqet dhe të mos e hapim sallën për publikun, nga shqetësimi për shëndetin e të ftuarve tanë”, tha drejtori i panairit, Juergen Boos.
Vendimi do të ndikojë në ceremoninë e hapjes, të martën në mbrëmje, ku ishin ftuar 250 persona. Tani, ajo do të zhvillohet në internet.
Ngjarjet e tjera të panairit, që zgjat deri të dielën, do të transmetohen drejtpërdrejt/DPA.
-
Kosova – zëri i librit shqip në Panairin e Frankfurtit
-
Panairi i Librit në Frankfurt – skenë botërore e protestave për liri
-
Panairi i Frankfurtit në luftë për librin, Kosova vazhdon traditën
-
Tiranës i rikthehet Panairi i Librit me më pak botues e masa anti-COVID
-
Panairi i Frankfurtit për rilidhje me librin, Kosova e Shqipëria bashkë