Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Panairi i artizanaleve thërret diasporën për ruajtjen e traditës

Veshje e ushqime tradicionale, valle popullore, punime të drurit e artizanale të ndryshme, u prezantuan në sheshin “Adem Jashari” në qytetin e Vushtrrisë, në një panair njëditor që u mbajt në kuadër të Ditëve të Diasporës.

Panairi i artizanaleve dhe ushqimeve tradicionale është i pari i këtij lloji, që u organizua nga Muzeu Historik-Etnografik i Vushtrrisë dhe organizata joqeveritare “Mundësia”, me mbështetje të Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, të Komunës së Vushtrrisë, shkruan sot Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në ceremoninë hapëse të panairit, kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Bajram Mulaku, ka thënë se panairi është organizuar me qëllimin që t’i ofrojë bashkatdhetarët me traditën.

“Komuna e Vushtrrisë për të satën herë po mban ‘Ditët e Diasporës’, e ky panair është bërë për t’iu mundësuar atyre të blejnë produkte vendore dhe tradicionale në mënyrë që të kujtojnë të kaluarën”, ka thënë Mulaku. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)