Organizuar nga Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike, sot në Prishtinë u hap panairi tashmë tradicional, me punime dore, veshje kombëtare e ushqime tradicionale, njofton kumtesa, trasnmeton Koha.net.
Hapjen e panairit e bënë zv.kryeministri, njëherësh ministër i Diasporës dhe Investimeve Strategjike, Dardan Gashi, dhe zv.kryeministri tjetër i Qeverisë së Kosovë, Fatmir Limaj.
Në këtë panair, me punimet e tyre po marrin pjesë më shumë se 70 prodhues e shoqata nga vendi e trevat e tjera shqiptare. Përmes këtij panairi, përmes punës së këtyre grave, bashkatdhetarëve do t’u prezantohet tradita shqiptare.
Panairi do të qëndrojë i hapur nga dita e sotme deri më 27 korrik.
Në kuadër të këtij aktiviteti, më 25 korrik do të mbahet sofra tradicionale me rapsodë të folklorit.