Ajo është e vetmja dëshmitare që ka parë gjithë çfarë ka ndodhur në shtëpinë tonë!
Madje, ka të ngjarë që dikur ajo ka qenë pjesë e kësaj shtëpie, si të thuash, një dhomë e saj, që në një moment të caktuar kur koha ende nuk matej, u shkëput më vete, por që asnjëherë nuk u nda prej nesh. Prej atëherë, ka mbetur fqinja jonë më e afërt. Për udhëtarët, një busull natyrore.
Mbase e vetmja gjë që mund të shihet nga çdo vend dhe prej secilit, njeri a kafshë qoftë. Për shkencëtarët, i vetmi satelit natyror i yni. Shoqëruese jona e rrethrrotullimeve përreth yllit tonë. Pasqyrë reflektuese e rrezeve të tij drejt nesh. Gjysmë e ndriçuar, gjysmë e errët. Në dukje rrethore, në vetvete e rrumbullakët.
Nën shenjën e ndjesorit të leximit të një romani kripto-adamik, që i fsheh emrat duke i riemëruar subjektet e tyre, ndihem i yshtur të mos vërtetoj nënkuptimet e derikëtushme, për shtëpinë dhe fqinjën tonë: Tokën dhe Hënën. Sidoqoftë, në këtë pikë, të paktën nuk u zbulua shumë.
(Artikullin e plotë nga Durim Abdullahu mund ta lexoni në Shtojcën për Kulturë, sot në Kohën Ditore)